Veseli flet për ligjin e pagave: Askujt nuk do t’i ulet paga

Aktuale

Veseli flet për ligjin e pagave: Askujt nuk do t’i ulet paga

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:04
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot bashkë me Ligjin e Buxhetit, po miratojnë edhe Ligjin e Pagave për sektorin publik në shtetin tonë.

Sipas Veselit, me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet.

“Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje. Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat