Zyrtari i VV-së thotë se deputetët e PSD'së po i shesin mandatet e vjedhura

Aktuale

Zyrtari i VV-së thotë se deputetët e PSD'së po i shesin mandatet e vjedhura

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Hysen Durmishi dhe Shpend Ahmeti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka komentuar shkarkimin e Ministrit të Bujqëisë, Nenad Rikallos dhe siç ka thënë “pazaret për buxhetin”.

Durmishi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rikallo do të duhej të shkarkohej menjëherë në fillim të mandatit, por jo si kusht i PSD’së për votimin e buxhetit.

 Ai ka thënë se buxheti do të duhej të votohej nëse është i mirë ose jo për qytetarët, dhe jo si rezultat i pazareve.

Tutje, ai ka thënë se deputetët e PSD’së po shiten.

“Buxheti do të duhej të votohej nëse është i mirë ose jo për qytetarët e Kosovës e jo si rezultat i pazareve. Rikallo do të duhej të shkarkohej menjëherë në fillim të mandatit por jo si kusht për votimin e buxhetit. Dardanat janë pazargji dhe asgjë më shumë. Kur të vijnë vendime tjera në kuvend që nuk duhet të votohen athua sa do të ngritet pazari i tyre. E rëndësishme është që vota e këtyre deputetëve me mandate të vjedhura është në pazar e pushteti këtë e dëshiron. Veq a je që shitesh se ata gjithmonë gjejnë mënyrën që të ju blejnë”, ka shkruar Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat