Lista Serbe ragon ndaj arrestimit serbit të dyshuar për krime lufte

Aktuale

Lista Serbe ragon ndaj arrestimit serbit të dyshuar për krime lufte

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Lista Serbe ka reaguar lidhur me arrestimin në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Jarinë, të serbit Zoran Gjokiq nga Peja, si të dyshuar për krime lufte.

“Arrestimi i personit të zhvendosur Zoran Gjokiq nga Peja në pikëkalimin të Jarines për krime lufte dhe provokimi para fëmijës së tij të mitur është vazhdimi i presionit mbi serbët në Kosovë”, thuhet në reagim.

“Sa herë që tensionet në Prishtinë ngrihen dhe kur përfaqësuesit politikë të shqiptarëve janë nën presion për shkak të lëvizjeve të tyre të papërgjegjshme dhe destruktive, kjo shkelet prapa popullit tonë në këtë rajon”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat