Koci:Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së

Aktuale

Koci:Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së

Nga: Z.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:44
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Kosova nuk e ka plotësuar një kusht natyror- religjioz për liberalizimin e vizave. “Shumica e popullatës është myslimane”, përcjell Bota Sot.

Ai thotë se thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.

Gjothashtu Koci ka shkruar se luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së.

Postimi i plotë:

Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane.

Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.

Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së.

Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat