Adem Hoxha i Listës Serbe po merr pjesë në seancën për buxhetin

Aktuale

Adem Hoxha i Listës Serbe po merr pjesë në seancën për buxhetin

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Adem Hoxha

Deputeti Adem Hoxha, që është pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, është i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Deputeti Hoxha do të marrë pjesë në votimin për Projektligjin për pagat, edhe pse Grupi Parlamentar i Listës Serbe e bojkoton Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë.

Sipas burimeve të lajmi.net brenda Qeverisë, ardhja e tij në seancë është pjesë e marrëveshjes së Milan Radojicicit dhe pushtetarëve të afërt me të, për sigurimin  e votimit të buxhetit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po mban seancë, ku do të shqyrtohet Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, si dhe projektligje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat