Bajrami: 5 mijë e 500 euro ka qenë paga e kryeshefit të Trust-it, kjo është anomali

Aktuale

Bajrami: 5 mijë e 500 euro ka qenë paga e kryeshefit të Trust-it, kjo është anomali

Nga: Z.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:49
Hykmete Bajrami

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën që po mbahet për Buxhetin 2019 dhe Ligjin e Pagave,kanë debatuar.

Edhe  deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se paga 5 mijë e 500 euro në muaj për kryeshefin e Trust-it është anomali.

Gjithashtu ajo ka  thënë se ai e ka pasur këtë pagë edhe kur i ka fituar 200 milionë euro edhe kur i ka hup shumë të mëdha të pareve,përcjell Bota Sot.

“...5 mijë e 500 euro ka qenë paga e kryeshefit të Trust-it. Kjo është anomali. Ai e ka pasur këtë pagë edhe kur i ka fituar 200 milionë euro edhe kur i ka hup shumë të mëdha të pareve. Kërkoj shpjegime sepse sapo votuam që ndërmarrjeve publike t’u caktohen tavanet e pagave, ndërkohë që për trustin pensional këtu kemi bërë një përjashtim dhe unë nuk e kuptoj pse është bërë një përjashtim i tillë, pse duhet ta privilegjojmë një institucion të tillë. Nëse jemi për të caktuar parime, për të caktuar kufijtë minimal dhe maksimal atëherë duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë....”, tha Bajrami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat