Krasniqi: Duhet të ketë “tavan” sa i përket shpenzimeve

Aktuale

Krasniqi: Duhet të ketë “tavan” sa i përket shpenzimeve

Nga: Z.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:02
Memli Krasniqi

Në këtë seancë të sotme ka shprehur paknaqësit e tij edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai tha se  besojmë se duhet të ketë një rregullim limiti apo tavani sa i përket shpenzimeve që ndërlidhen me pagat, megjithatë besojmë se edhe teksti i cili ka ardhur nga Qeveria, përcjell "Bota Sot".

“Ne besojmë se duhet të ketë një rregullim limiti apo tavani sa i përket shpenzimeve që ndërlidhen me pagat, megjithatë besojmë se edhe teksti i cili ka ardhur nga Qeveria, i cili i lejon hapësirë komisioneve ndërministrore për ndërmarrjet publike që të përcaktojnë pagat minimale dhe maksimale, varësisht prej mundësive financiare që gjenerojnë ndërmarrjet publike, ne besojmë që duhet ta lëmë mundësinë ashtu siç ka qenë në propozimin e Qeverisë. Rrjedhimit i bie që neni 46, 47 dhe 48 të votohen kundër që të mbetet ai tekst”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat