Kuvendi diskuton për koeficientin e shërbyesve korrektues

Aktuale

Kuvendi diskuton për koeficientin e shërbyesve korrektues

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Kuvendi i Kosoves

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri që të mbrojë të drejtat e shërbyesve korrektues.

Sipas saj, ministri i drejtësisë nuk duhet të merret me prokurorët dhe gjyqtarët, sepse me ata merret Kuvendi i Kosovës, por ai duhet të kërkoi votën e deputetëve për  Shërbimin Korrektues.

Popozuesja e amendamentit 65, Albulena Haxhiu tha se udhëheqësi i pavijonit në Shërbimin Korrektues të kenë koeficient 3, pra të rangohen sikur policia, mbikëqyrësi i lartë në Shërbimin Korrektues me koeficient 2.75, mbikëqyrësi i lartë në Shërbim Korrektues me koeficient 2.4, oficerë me përvojë pune mbi një vit 2.2 koeficientin, oficer korrektues me përvojë punë 1 deri në 10 me koeficient 2 dhe oficerë kadet viti i parë i punësimit koeficient 1.9.

Ajo kërkoi mbështetje, sepse siç tha ajo, kërkesat vijnë nga sindikata, meqë gjendja në shërbimin korrektues është e rëndë.

Haxhiu: Kërkoj nga ministri i Drejtësisë votën për Shërbimin Korrektues

“Në këtë pikë kërkoj që edhe ministri i Drejtësisë, që në përshkrim të detyrave të tij e ka Shërbimin Korrektues, nuk ke bërë asgjë për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Andaj e ke obligim me dalë me kërku votën e deputetëve të Kuvendit për shërbimin Korrektues të Kosovës, lej prokurorët dhe gjyqtarët sepse me ata merret Kuvendi i Kosovës, unë e kuptoj pse merresh me ata sepse e ke në interes me u marrë për shkak se me të amnistu ndonjëherë ty ose njerëzit e tu”, tha ajo.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, tha se e kanë bërë maksimumin për shërbyesit korrektues.

Tahiri: E kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues

“Edhe pagat në shërbimin Korrektues edhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë qenë në kuadër të buxhetit të parapri, pavarësisht tendencës që kishim prej komisionit për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ky ka qenë një kompromis i joni me ministrinë e financave, ky propozim qysh ka ardh prej Qeverisë, këtu është bërë maksimumi. Ne e kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues që nuk është rritë asnjëherë, për 120 ,dhe jemi duke i rekrutuar për 80 gjatë vitit të ardhshëm, kjo ka qenë maksimumi që kemi arrit me bo për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, tha ai.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se duhet të saktësohet koeficienti për shërbyesit korrektues.

Zemaj: Duhet të saktësohet koeficienti te Shërbimi Korrektues i Kosovës

“Mendoj që nuk është aq e parëndësishme Shërbimi korrektues i Kosovës, faktikisht nëse atje është rregulluar në pjesën përmbajtjesore të ligjit, janë hequr nga shërbyes civil dhe kanë status të veçantë, mendoj që duhet të saktësohet saktë koeficienti dhe grada e tyre, është e domosdoshme”, tha ai

Megjithatë, propozimi i deputetes Albulena Haxhiu, pa përkrahjen e komisionit përkatës, nuk gjeti përkrahjen e deputetëve që të marrë votat e mjaftueshme.

Ndryshe, Kosova është kritikuar për mos-përkrhaje për Shërbimin Korrektues edhe në raportin e progresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat