Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën që po mbahet sot për Buxhetin 2019 dhe Ligjin e Pagave, po vazhdon shqyrtimin e Projektligjit për paga në sektorin publik, përcjell Bota Sot
Kryeparlmentari, Kadri Veseli, ka propozuar dy amendamente, edhe pse sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, propozimi i amendamenteve të reja nuk është konform rregullores, duke mos i dhënë mbështetje projektligjit.
Këto dy amandamente kanë të bëjnë me 58a ka të bëjë me punëtorët arsimorë në universitete dhe 58b ka të bëjë me Agjencionin Antikorrupsion, për rritjen e koeficientit të drejtorit.
Amendamenti i parë ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, por jo edhe i dyti.
“Hap historik për institucionet. Tani e tutje shumicës së punonjësve të sektorit publik do t’i rriten pagat,” është shprehur Veseli gjatë shqyrtimit të projektligjit.