Shpërthejnë të qeshurat me fjalimin e Pacollit: Bedri Hamzës po i dridhen këmbët

Aktuale

Shpërthejnë të qeshurat me fjalimin e Pacollit: Bedri Hamzës po i dridhen këmbët

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Deputeti Islam Pacolli

Deputeti Islam Pacolli ka thënë se të vetmir që po i dridhen këmbët në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është ministri i Financave, Bedri Hamza.

Me të marrë fjalën të gjithë qeshën me fjalimin e Pacollit, pasi ai tha se do t’i bashkohet “fushatës elektorale” që po e bëjnë deputetët e tjerë.

“Edhe unë po i bashkohna kësaj fushate. Mendoj që të vetmit që po i dridhen këmbët sonte është ministri i Financave, po besoj që ai do t’i drejtoj krejt këto çështje që po i diskutojna na sot. Këto propozime është mirë që të miratohet, pasi janë kategori që e meritojnë të kenë rritje”, ka thënë Pacolli.

Deputetët ende janë duke votuar amandamentet e Projektligjit për Paga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat