Hoxhaj: Rusia vazhdon ta keqpëdorë misionin e OSBE-së për ta sulmuar Kosovën

Aktuale

Hoxhaj: Rusia vazhdon ta keqpëdorë misionin e OSBE-së për ta sulmuar Kosovën

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të përhershëm rus në OSBE, i cili tha se Kosova po shndërrohet në një vatër të paqëndrueshmërisë dhe burim potencial të konfliktit.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se shteteve anëtare të OSBE-së nuk duhet t’u lënë përshtypje deklaratat e përfaqësuesit rus, por tha se duhen brengosur se si Rusia po i keqpërdor misionet e OSBE-së në Ballkan si platformë për luftën hibride kundër vetë misionit të organizatës dhe vlerave perëndimore.

Komentet e përfaqësuesit rus në OSBE janë një sulm i ri ndaj Kosovës që vjen nga ana e Rusisë, e cila vazhdimisht përdor këtë organizatë për ta sulmuar Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat