Limaj pas miratimit të Ligjit për pagat: Paga të dinjitetshme

Aktuale

Limaj pas miratimit të Ligjit për pagat: Paga të dinjitetshme

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokratë, njëherësh zv-kryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar punonjësit e sektorit publik për miratimin e Projektligjit për pagat në sektorin publik.

Miratimi i këtij Projektligji, Limaj thotë se është lajm i madh për qytetarët e vendit.

Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se miratimi i këtij projektligji do të thotë më shumë mirëqenie për qytetarët e vendit.

 “Projektligji parasheh paga të dinjitetshme për të gjithë punonjësit e sektorit publik”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Limaj.

Angazhimi i kësaj qeverie, sipas Limajt, që nga dita e parë ka qenë dhe mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve të vendit.

“Qeveria e Kosovës do të jetë partner i prodhuesve vendorë, dhe do të punohet për të hequr të gjitha pengesat së bashku, në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik dhe të rritën pagat edhe në sektorin privat.

Ky do të jetë orientimi ynë. Kujdesi ynë i parë është qytetari i Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Limaj.

Shënimi i plotë i Limajt:

Sapo u votua Projektligji për pagat në sektorin publik. Miratimi i këtij Projektligji është lajm i madh për qytetarët e vendit.

Miratimi i këtij projektligji do të sjellë më shumë mirëqenie për qytetarët e vendit. Projektligji parasheh paga të dinjitetshme për të gjithë punonjësit e sektorit publik.

Angazhimi i kësaj qeverie që nga dita e parë ka qenë dhe mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve të vendit.

Qeveria e Kosovës do të jetë partner i prodhuesve vendorë dhe do të punojë që t'i heqë të gjitha pengesat së bashku, në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik dhe të rriten pagat edhe në sektorin privat. Ky do të jetë orientimi ynë. Kujdesi ynë i parë është qytetari i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat