Molliqaj: Asnjë politikan nuk do të mund t’ia rrisë pagën vetvetes

Aktuale

Molliqaj: Asnjë politikan nuk do të mund t’ia rrisë pagën vetvetes

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:43
Dardan Molliqaj

Pas votimit të ligjit të pagave në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se tash e tutje, asnjë politikan nuk do të mund të bëjë fushatë elektorale me rritje të pagave.

Po ashtu përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se “asnjë politikan nuk do të mund t’ia rrisë pagën vetvetes”.

Postimi i plotë:

Kushti 2: Ligji i pagave ✅

Falë Partisë Socialdemokrate, Kosova për herë të parë po bëhet me Ligj për Paga.

Tash e tutje, asnjë politikan nuk do të mund të bëjë fushatë elektorale me rritje të pagave.

Asnjë politikan nuk do të mund t’ia rrisë pagën vetëvetes.     

Përderisa pagat shumë të larta si ajo e Kryeministrit dhe Presidentit janë ulur, pagat në sektoret tjera publike janë rritur.

Ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë për zhdukjen e pabarazisë nëpërmes pagave në sektorin publik. Beteja jonë e ardhshme e cila do të jetë top prioritet i yni është luftimi për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.

Do të ngulim këmbë që pagën minimale që aktualisht është 130€, ta rrisim në 239€. Poashtu, rritja e numrit të inspektorëve të punës duhet të ndodh sa më parë.

Ligji për Pagat ishte një nga 5 kushtet tona ndaj Qeverisë për votimin e buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat