Haradinaj tregon kush është njëri ndër më meritorët për Ligjin e Pagave

Aktuale

Haradinaj tregon kush është njëri ndër më meritorët për Ligjin e Pagave

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka vlerësuar se Besnik Tahiri, është njëri ndër më personat më meritë për Pakon e Ligjeve që kanë të bëjnë me pagat.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka uruar të gjithë ata që përfshihen në Ligjin për Paga të miratuar sot në Kuvend.

“Njëri ndër më meritorët për Pakon e Ligjeve për nivelizimin e pagave pa dyshim se është Besnik Tahiri, si dhe Kryetari i Komisionit Nait Hasani së bashku me anëtarët e Komisionit! Urime të gjithë atyre që nga sot trajtohen me këto Ligje!”, ka shkruar Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat