Veseli: Kemi dallime me Haradinajn, por buxheti do të kalojë

Aktuale

Veseli: Kemi dallime me Haradinajn, por buxheti do të kalojë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:38
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së dhe i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, tha sonte se buxheti i vitit 2019 do të miratohet dhe koalicioni është stabil.

“Ju e patë edhe sot gjatë gjithë ditës se koalicioni po funksion normalisht. E kaluam Ligjin për Pagat, ndërsa në vazhdim kemi në rend dite edhe Buxhetin e Kosovës. Pres dhe jam angazhuar që Buxheti të miratohet. Në moralin tim politik dhe njerëzor, kurrë nuk e shantazhoj askënd, por as nuk lejoj të më shantazhojë askush”, tha Veseli.
 

Ai foli edhe për dallimet që ka me kryeministrin Haradinaj, për taksën ndaj Serbisë dhe raportet me aleatin kryesor të Kosovës – SHBA.

“Sa i përket taksës, ju e dini propozimin tim për – që është qëndrim i cili i ruan interesat e Kosovës dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e vërtetë se kemi dallime me Kryeministrin Haradinaj. Unë jam që taksa të qëndrojë, por kam dalë me propozim që taksa të pezullohet përkohësisht dhe me kushte. Kjo e ruan dinjitetin e shtetit dhe partneritetin me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka që kemi arritur deri tani ka qenë sukses I partneritetit me SHBA”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat