Selimi: Ligji për Dialogun tenton ta shkelë Kushtetutën dhe ta zëvendësojë atë

Aktuale

Selimi: Ligji për Dialogun tenton ta shkelë Kushtetutën dhe ta zëvendësojë atë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:18
Rexhep Selimi

“Po të kishte zbatim të Kushtetutës pse duhet ky ligj, që të respektohet Kushtetua dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Ky ligj tenton ta shkelë kushtetutën dhe paradoksalisht ta zëvendësojë atë. Kur dihet kush e ka sponsorizuar këtë ligj dihen edhe qëllimet”, ka thënë Selimi.

“Për aq sa ishin në sallë deputetë e mazhorancës më shumë se 10 herë na ftuan të jemi pjesë e këtij delegacioni. Pse po na ftoni se na doni kaq shumë? Natyrisht që jo. Ta zëmë se kaloi ky ligj dhe nuk po e leni Thaçin të vendosë për Kosovën. Edhe pas miratimit të këtij ligji kush do të takohet me Vuçiqin ju a Thaçi? Na tregoni si do ta pengoni? Ky delegacion është ‘backing vocal’  i Thaçit në bisedime.

A ka ndonjë ligj për raportet me Shqipërinë? Nuk ka”.

“Nuk e di çfarë keni marrë yrysh që t’i shkoni Thaçi dhe Vuçiqi në tavolinë, një tavolinë që nuk do ta prekni kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat