Veseli përplaset me Gaxherrin: Jap dorëheqje nëse kam thënë që taksa të tërhiqet

Aktuale

Veseli përplaset me Gaxherrin: Jap dorëheqje nëse kam thënë që taksa të tërhiqet

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:21
Besa Gaxherri dhe Kadri Veseli

Një debat interesant ndërmjet Kadri Veselit e deputetes së LDK’së, Besa Gaxherrit ka lindur sonte në Kuvend teksa po shqyrtohet projektligji për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Gaxherri i tha Veselit se ai në një emission televiziv kishte thënë se ‘taksa duhet të shfuqizohet dhe se unë e kam kam këkruar taksën 100 për qind ndaj Serbisë’,.

I menjëheershëm ka qenë reagimi i Veseli i cili e pyeti edhe njëherë Gaxherrin, duke ironizuar me të se nuk po i kujtohej çka kishte deklaruar.

Veseli: Cka kam deklaru une për taksën se nuk po i besoj gojës time. Ti më mirë ma ke interpretu.

Gaxherri: Zotëri kryetar nuk ki faj se ti nuk mban mend shumë edhe i bjen pishman për fjalët e tuaja. Nuk e di datën por ju keni thënë unë jam ai që kam këkruar 100 për qind takën me Serbinë. Duhet me tëheqë

Veseli: Cka kam thënë se po harroj. Nuk i kam kapacitetet e tua.

Gaxherri: E di, edhe s’ki faj. Cka ke thanë dëgjoj vete deklaratat në studio. Nuk e ndi obligim me të tregu cka ke thënë.

Veseli: Zonja Gaxherri krejt cka kam thënë se gabove ti. Por merre e dëgjoe edhe njëherë, se nëse kam thënë me tërheqë taksën unë japë dorëheqje. Kemi me folë për atë punë masi ta kryejmë buxhetin. Ti këkron falje në seancën e radhës nëse kam mashtruar opinionin.

E për Specilalen, Veseli tha se ‘pesë pare për të nuk i jepim. Bëji të fala. Unë të pakten jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat