Nxehen VV-ja: Skllevërit e vegjël të Batonit, me gjunjë të skuqur

Aktuale

Nxehen VV-ja: Skllevërit e vegjël të Batonit, me gjunjë të skuqur

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Dadan Molliqaj

Deputeti i Partisë Social Demokrate Dadan Molliqaj ka thënë sot në Kuvend se ish partiaku i tij Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, dhe ka pasur shef Kadri Veselin.

Pas kësaj ka pasur shumë reagime nga VV-ja.

Anëtari i kësaj partie Arbër Zaimi ka thënë se kjo paska qenë arsyeja pse PSD kur dolën nga VV-ja,  insistonin ta merrnin me vete Konjufcën, ngase kanë menduar që është pjesë e SHIK-ut, dhe do tu ndihmonte.

Ai madje i ka quajtur PSD si skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur.

Statusi i plotë

Tash po kuptohet pse krejt klika bënin foto me Glaukun dhe i luteshin që të dilte nga Lëvizja e të shkonte me ta.

Ata paskan kujtuar se Glauku është shik, prandaj i qenkan lutur të shkojë me ta.

Skllevërit e vegjël të Devollëve e Batonit, me gjunjë të skuqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat