Rrihen ndërmjet vete zyrtarët e PDK-së (Pamjet)

Aktuale

Rrihen ndërmjet vete zyrtarët e PDK-së (Pamjet)

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:06
PDK

(E plotësuar) - Në një tubim të mbajtur në Istog, nga dega e PDK-së në këtë komunë ka ndodhur një përleshje fizike.

Rreth orës 18:30 në fshatin Studenicë të Istogut, janë përleshur fizikisht djali i kandidatit për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Beqir Sadikaj dhe djalit të Sylë Maksutaj po nga PDK.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin rreth 160 simpatizantë të PKD-së.

KosovaPress mëson  se F.S. djali i Sadikajt është zyrtar në ministrinë e Bujqësisë ndërsa tjetri është D.M.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

***

Një përleshje e rëndë ka ndodhur mes miltantëve të PDK-së në fshatin Studenicë, sonte në mbrëmje me rastin zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Sipas dëshmitarëve shkak i përleshjes ishte një mosmarrëveshje mes militantëve të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë mbledhje në shkollën e fshatit për zgjedhjen e kryesisë së kësaj partie.

Policia e Kosovës ka mbërritur në vend ngjarje, mësohet së dy persona kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat