Teksa po fliste zv/kryeministri Enver Hoxhaj për çështjen e dialogut me Serbinë, nga karriga e deputetit ka reaguar Armend
Zemaj i LDK-së, i cili i ka kërkuar Hoxhajt që të garantojë se Mitrovica nuk do t’i merret Kosovës.
“Garanto Mitrovicën” – tha shkurt deputeti i LDK-së.
Atij iu kundërpërgjigj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Pa Mitrovicë nuk ka Kosovë o Armend, harro. Këta ta garantoj unë. Për qata po them, hajde bahemi krejt bashkë e e mbrojmë”, tha Veseli.