Molliqaj: Partitë politike të mbikëqyren nga Auditori i Përgjithshëm

Aktuale

Molliqaj: Partitë politike të mbikëqyren nga Auditori i Përgjithshëm

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:22
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj i PSD’së lidhur me Projektligjin për Financimin e Partive politike ka thënë se duhet të ndryshojë dhe të mbikëqyret direkt nga auditori i Përgjithshëm.

’Problemi më i madh  i këtij Ligji është auditimi. Unë vlerësoj se duhet të ndërrohet ky ligj,  edhe për auditorin. Duhet të kemi auditim nga auditori i Përgjithshëm sepse garanton më shumë paansi dhe më shumë cilësi’’.

Sipas tij, një auditim nga ai i përgjithshmi do të hapte rrugën për hetime të secilit subjekt për keqpërdorimet e mundshme.

‘’PSD është ftuar ng Qeveria për të dhënë kontributin në këtë ligj. Praktika është e padrejtë për ndarjen e fondeve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat