Saranda Bogujevci: Jam me fat që më dërguan për tretman në Angli, shumë familje në Kosovë nuk e kishin fatin e njëjtë

Aktuale

Saranda Bogujevci: Jam me fat që më dërguan për tretman në Angli, shumë familje në Kosovë nuk e kishin fatin e njëjtë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 08:37
Saranda Bogujevci

Saranda Bogujevci, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka familjarë të vrarë dhe të zhdukur dhe që vet ishte qëlluar nga forcat serbe, ka thënë se ajo është me fat që është dërguar për shërim më Angli.

Bogujevci, në emisionin “Personale” ka thënë se pjesëtarët e plagosur të familjes Bogujevci ishin dërguar në Angli për shërim në vitin 1999.

Ajo që vet ka në trup 16 plagë, thotë se ende vazhdon tretmanin në Angli për të përmirësuar më shumë gjendjen shëndetësore.

“Edhe sot vijoj trajtimin në dorën e majtë, për ta bërë edhe më shumë funksionale”.

Saranda thotë se ajo dhe pjesëtarët e familjes së saj kanë qenë më me fat në krahasim me disa familje të tjera, për shkak të tretmanit të privilegjuar.

“Kur jam kthyer të jetoj në Kosovë, e kam parë se si Sarandë kam qenë shumë me fat që jam dërguar për shërim në Angli, në krahasim me shumë familje që shoh këtu sot në Kosovë”.

Ajo thotë se ndjehet keq që edhe sot shumë familje ballafaqohen me shumë gjëra që nuk është dashur të ballafaqohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat