Avokati konfirmon se Burdushi ka nisur grevë urie

Aktuale

Avokati konfirmon se Burdushi ka nisur grevë urie

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:31
Hysri Peqani - Burdushi

Avokati Asdren Hoxha ka konfirmuar se klienti i tij, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka nisur sot grevë urie.

Lajmin avokati e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”.

Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar dje se për sot do të niste një grevë urie, duke u ankuar se po diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Lajmin e kishte konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha.

Sipas avokatit, Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat