Thaçi dhe tre deputetë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit

Aktuale

Thaçi dhe tre deputetë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të enjten do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

Përveç Thaçit, media mëson se në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, Sllobodan Petroviq  dhe Arben Gashi.

Mirëpo si bartës i institucioneve do të marrë pjesë vetëm presidenti Thaçi.

Ftesë për këtë ceremoni kanë pas edhe deputetët, Dardan Sejdiu, Saranda Bugujevci dhe Muharrem Nitaj.

Këta të fundit nuk do të marrin pjesë pasi që thuhet se kanë hasur në probleme me marrjen e vizave.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Kjo ceremoni shërben edhe si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat