Paralajmëron Edita Tahiri: Hashim Thaçi duhet të ndalet, do të shpërthejë një revoltë

Aktuale

Paralajmëron Edita Tahiri: Hashim Thaçi duhet të ndalet, do të shpërthejë një revoltë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:56
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.

Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve. Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që qon në luftë. Ish-ministrja e Jashtme ka një porosi për udhëheqësit shtetëror.

Edita Tahiri, që dikur udhëhiqte delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë në Bruksel, mendon se udhëheqësit institucional, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim kufijsh.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se ky mospajtim që po zhvillohet e qe duket se është për taksën, realisht është se nuk ka unitet për mbrojtje të kufijve, meqë presidenti është për korrigjim, ndërsa të tjerët janë kundër.

Tahiri: Në pamundësi me ndalë presidentin, kryeministri përmes taksës po i bllokon negociatat

“Mbrëmë, ose sot, nesër, të ndodh kur takohen këta liderë që janë në pushtet, përfshi edhe Thaçin, dhe vendosin të bëjnë një deklaratë me nënshkrime, për opinion, se nuk ka ndryshim kufijsh, ka respektim të Kushtetutës të Kosovës, ma merr mendja edhe kryeministri mbi atë dokument ndryshe e shikon edhe taksën. Unë taksën e kryeministrit e kam lexuar edhe me një nivel tjetër; në pamundësi me ia ndalë rrugën presidentit, ai me taksë së paku po bllokon negociata”, thotë ai.

Megjithatë, vendimin për taksën e sheh si përgjigje të mirë ndaj Serbisë, dhe sipas saj ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion edhe në Serbi.

Tahiri thotë se Parlamenti ka dështuar dhe nuk ka zotësi të nxjerr një platformë për dialogun, që do të bënte të qartë se askush nuk mund t’i prek kufijtë e Kosovës, dhe se çfarëdo bisede me Serbinë do bëhet për fqinjësi të mirë.

Ajo thotë se Thaçi e ka gabim historik, andaj sipas saj, ai duhet të ndalet.

Tahiri: Thaçi me idetë e tij duhet të ndalet

“Porosia ime për udhëheqjen e Kosovës është që tani duhet të ndalet Thaçi më, e kam ftuar zotin Thaçi disa herë të tërhiqet nga idetë për shkëmbim territore apo ndryshim kufijsh. Këto nuk janë ide të Thaçit por ide serbo-ruse për krijimin e Serbisë së madhe në dëm të tokave shqiptare.... Motivet nuk ia di pse e bënë këtë Thaçi, por që e ka gabim, e ka gabim historik. E kam thënë që duhet të tërhiqet, madje kam ftuar edhe Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, të tërhiqet, sepse edhe ia është i futur në këto skenarët e rrezikshme bashkë me Thaçin, bashkë me Vuciqin, nëse nuk tërhiqet duhet të ndalet”, thotë ai.

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë.

Sipas saj, nëse udhëheqësit e shtetit nuk dalin me një platformë që garanton se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, populli do të marrë situatën në dorë dhe do të shpërthejë një revoltë gjithpopullore.

Tahiri: Kufijtë ndryshojnë vetëm me luftë

“Mendoj që askush nuk guxon t’i prek kufijtë e Kosovës, kufijtë në Ballkan bëhen me luftë, vendosen me luftë, ndryshojnë me luftë. Kjo është historikisht, po ndodh edhe tash sepse nëse udhëheqja e Kosovës nuk është në gjendje me nxjerr një platformë për dialogun me Brukselin me vijë të kuqe që nuk ndryshon kufijtë e Kosovës, dhe delegacioni respekton plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, jam thellë e bindur që populli do të marrë situatën në dorë, do të shpërthejë një revoltë gjithpopullore”, thotë ajo.

Edita Tahiri flet edhe për atë që ajo po e sheh si manipulim me faktorin ndërkombëtar.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë për ndryshim kufijsh, por Thaçi dëshiron që mbështetjen e ShBA-vë për marrëveshje me Serbinë, ta përkthejë në atë formë.

Tahiri: Po manipulohet me mbështetjen e partnerëve

“Ka edhe një manipulim që po e shoh të vazhdueshëm, me faktorin ndërkombëtar dhe qëndrimet e tyre. Asnjë prej faktorin ndërkombëtar nuk ka dalur me kërku ndryshim të kufijve, e para Gjermania e mbron kufijtë e Kosovës,është kundër ndryshimit të kufijve, Britania kundër, Franca kundër, por edhe ShBA që po manipulohet me të, nuk është për ndryshim të kufijve, madje as letra e Trump-it nuk flet për ndryshim të kufijve. Por këtu ka një manipulim, pse ShBA mbështet dialogun dhe marrëveshjen paqësore, pra ka zëra si zoti Thaçi që dëshiron atë mbështetje me përkthy në ndryshim të kufijve”, thotë ajo.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se vënia në tavolinë e temës së kufijve do t’i bënte favor vetëm Serbisë dhe Putinit.

Ajo përsëritë që qëllimi i Kosovës, edhe partnerëve amerikan dhe evropian, ka qenë që përmes dialogut të ri-integrojnë veriun, të mbyllin çështjen me Serbinë dhe të vendosin marrëdhëniet ndr-fqinjsore mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat