Këshilltari i Haradinajt e zbulon se kur filloi skenari për shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Këshilltari i Haradinajt e zbulon se kur filloi skenari për shkëmbimin e territoreve

Nga: N.H Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:30
Harta e Ballkanit

Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës),  përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se skenari që përmendet për shkëmbimin e territoreve, filloi pikërisht para 19 vitesh, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000.

“Natën tragjike u ekzekutuan mizorisht: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. "Rojat e Urës", kryen këtë krim ne sy të sigurisë ndërkombëtare, duke dëbuar nga shtëpitë e tyre 12 mijë shqiptarë e duke vazhduar kështu zanatin e tyre të pastrimit etnik”, shkruan Syla. 

Sipas Gazmend Sylës, këmbimi i territoreve, do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje në gjakun e viktimave të pafajshme.

 “Skenari që përmendet sot për shkëmbimin e territoreve, filloi pikërisht para 19 vitesh, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000. Natën tragjike u ekzekutuan mizorisht: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. "Rojat e Urës", kryen këtë krim ne sy të sigurisë ndërkombëtare, duke dëbuar nga shtëpitë e tyre 12 mijë shqiptarë e duke vazhduar kështu zanatin e tyre të pastrimit etnik.  Këmbimi i territoreve, do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje në gjakun e viktimave të pafajshme”, shkruan Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit, në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat