Nënkryetari i AAK-së: Taksa nuk hiqet as nesër, as pasnesër

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së: Taksa nuk hiqet as nesër, as pasnesër

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:40
Muharrem Nitaj

Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet gjatë javës. Ka thënë se një veprim i tillë s’do të merret as të hënën e as të martën. Kushti i Ramush Haradinajt për heqjen e taksës është njohja e Kosovës nga Serbia

Zyrtarët e AAK’së janë të bindur se nuk do të ketë vendim të shpejtë të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake pavarësisht kërkesave të ndërkombëtareve për ta bërë një gjë të tillë.

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë ka konsensus që mos të hiqet taksa. Kundër një veprimi të tillë është edhe Ramush Haradinaj, i cili ka kushtëzuar heqjen e taksës me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka kurrfarë vendimi as për të hënën as për të martën, vendimi i taksës është i qeverisë dhe i kryeministrit. Unë personalisht mendoj që vendimi ka qenë i drejt dhe Kosova duhet të jetë konsistente në mos pezullimin e heqjes së takës”, ka thënë Nitaj.

Edhe kësaj radhe, Nitaj ka thënë se taksa nuk mund të shihet si acarim me ndërkombëtaret dhe as me amerikanët.

“Ata i kemi partner e miq të pakapërcyeshëm. Unë shpresoj që ata do të kenë më shumë mirëkuptim për insistimin tonë që të mos hiqet taksa”, ka shtuar ai.

Zyrtarët amerikanë e europianë kanë kërkuar heqjen e taksës. Madje, Shefi i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Pilip Kosnett, ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë. Ka paralajmëruar acarimin e raporteve Kosovë-ShBA nëse nuk hiqet taksa. Kërkesë sikur të amerikanëve kanë pasur edhe udhëheqësit e BE’së.

Por, Muharrem Nitaj thotë se duhet të binden aleatët e Kosovës se taksa është imponuar nga Serbia dhe nuk ishte dëshirë e Kosovës të merrej një vendim i tillë.

“Qeveria dhe lidershipi mendoj që e kanë për detyrë të provojnë t’i bindin shtetet aleatë se taksa është e impnume për shkak të agresionit politik e diplomatik që Serbia po bën ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.

Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën në koordinim me Kadri Veselin e Enver Hoxhajn. Këta dy të fundit kishin marrë meritat pse tarifa ndaj Serbisë kishte shkuar në 100 për qind e jo siç kishte kërkuar Haradinaj masën prej 30 për qind.

Vendimi  i Qeverisë ishte marrë pasi largimit të Listës Sprksa nga Qeveria, e cila kishte mbetur me 49 deputetë.

Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të AAK’së kanë thënë se taksa nuk hiqet pa pas njohje nga Serbia. E kanë lënë të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje por jo heqjen e taksës. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Fatmir Limajt, Albin Kurti e Shpend Ahmeti.

Ndërsa, PDK bashke me Presidentin kanë kërkuar heqjen e taksës. Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksës për 120 ditë derisa të ketë lëvizje në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat