Droga pas luftës në Kosovë, Hashim Thaçit i përmendet se e kontrollon atë

Aktuale

Droga pas luftës në Kosovë, Hashim Thaçit i përmendet se e kontrollon atë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:38
Hashim Thaçi

Kanabis Sativa- apo e njohur edhe si “marihuana”, ose ne zhargonin urban “bari” është njëra nga drogat më të përdorura në Republikën e Kosovës.

Ky shtet i vogël e i varfër ka një specifikë të rëndësishme në trafikun e drogës. As nuk e prodhon e as nuk e përdor në masë shqetësuese. Por, është vend transit.

Për më shumë, edhe krerët në të lartë të vendit me lidhje me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në episode të pasluftës janë përfshirë në biznesit e madh të drogës.

“Në raportet konfidenciale që mbulojnë më shumë se një dekadë, agjencitë e dedikuara për luftimin e drogës në të paktën pesë vende e kanë përmendur Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës”  që ata ushtojnë kontroll brutal mbi tregtinë e heroinës”, thotë DickMarty në raportin e tij.

Në dokumentarin “Drogë&Censurë”, InDoks trajton fenomenin e drogës dhe implikimet që ajo ka në krejt vendin./Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat