Ramadani: Qasja armiqësore e Serbisë nuk mbijeton më, s’mund ta ndalin asnjë proces

Aktuale

Ramadani: Qasja armiqësore e Serbisë nuk mbijeton më, s’mund ta ndalin asnjë proces

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:12
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani thotë se Serbia u mundua që të faktorizojë edhe më shumë Listën Serbe, por doli huq plotësisht.

“Sepse, qasja armiqësore e Serbisë nuk mund të mbijetojë më! No Pasaran! Asnjë proces e vendim s’mund ta ndalin”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, Lista Serbe s’mundi ta ndalte as Ushtrinë, as Trepçën, as buxhetin, as Ligjin e Pagave, as investimin në energjetikë, as atë e as këtë.

“Kryeministri Haradinaj nuk fshehet për vendimet e mëdha! Vendimet sovrane! Serbët kosovarë meritojnë jetë të dinjitetshme, sikurse meriton secila dhe secili qytetar i atdheut tonë. Por, jo Serbia! Nuk është dhe nuk mund të jetë hisedare në Kosovë! Asnjëherë! Edhe mund t’i lusni për ndonjë mocion pse jo? S’kam koment në këtë”, ka thënë Ramadani në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat