VV i quan të vjedhura mandatet e 13 deputetëve të larguar nga kjo parti

Aktuale

VV i quan të vjedhura mandatet e 13 deputetëve të larguar nga kjo parti

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:25
Foto ilustruese

Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur të vjedhura mandatet e 13 deputetëve, që më nuk janë pjesë e këtij subjekti politik.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, pas fotografive dhe emrave të deputetëve të kësaj partie, janë radhitur edhe 13 pozita tjera, pa foto, ku në çdonjërën shkruan “Mandat i vjedhur”.

VV-në e kanë braktisur 13 deputetë, pas përparjeve të mëdha që ndodhën në këtë partie pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

12 deputetë kanë formuar krahun e tyre politik, të quajtur PSD, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është kthyer “në shtëpinë e saj të vjetër”, në AKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat