A ishte Glauk Konjufca në SHIK? Ja çka thotë Ibrahim Kelmendi

Aktuale

A ishte Glauk Konjufca në SHIK? Ja çka thotë Ibrahim Kelmendi

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:03
Ibrahim Kelmendi dhe Glauk Konjufca

Dy ditë më parë, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ishte i “zjarrtë” sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka akuzuar ish-partiakun e tij, deputetin e VV-së, Glauk Konjufcën se ka punuar një vit në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Deputeti i PSD-së theksoi se një javë para se të dalë nga ish-partia e kishte marrë vesh për këtë.

“Unë ftojë Glaukun, me marrë guximin dhe me tregu të vërtetën. Mos me u fsheh si shefi i tij. Me tregu qysh një vjet ka punu në Shërbimin Informativ të Kosovës. Me marrë guximin dhe me tregu se kur u kon SHIK, Konjufca nuk ka qenë në VV. S’ka pas guxim me tregu se ku ka punu një vit. Unë tek një javë kur kam dalë nga VV e kam kuptu”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, Konjufca në replikën e tij ka thënë se i pranon pretendimet e Dardanit, vetëm nëse ka argument apo fakt për shpifje.

Këto akuza, janë komentuar shumë në opinionin publik, nga analistët dhe disa pjesëtarë të partive politike në vend.

Për këto akuza ka shkruar edhe Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër,.

“Meqë edhe Glauk Konjufca paskësh qenë në SHIK, a duhet ta mbrojmë tani atë agjenturë marionetiste si shërbim patriotik?”, shkruan Kelmendi në një postim në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Pas kësaj, një komentues pyet i habitur, se cilat janë faktet?

“Kush të tha se edhe Glauku ishte Shikist? Cilat janë faktet?”, pyet ai.

E për faktet pastaj ka komentuar përsëri Ibrahim Kelmendi, i cili thotë se nuk ka, mirëpo, shprehet se Glauk Konjufca nuk e kundërshtoi Dardan Molliqajn, por edhe ai kërkoi fakte.

“Unë nuk kam fakte as për Abdullah Prapashicen, se ishte oficer i UDB-së. Megjithatë ishte. Glauku nuk kundërshtoi, por kërkoi fakte. Qe do të thotë, e pranoi, por mendon se janë zhdukur faktet, edhe pse arkivi i SHIK nuk duhet të jetë më në Kosovë”, shprehet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat