Familja e Besim Beqajt ndërton lagje luksoze në Pejë, Gashi: Kush ia jep votën PDK-së, i çmendur dhe i poshtër           

Aktuale

Familja e Besim Beqajt ndërton lagje luksoze në Pejë, Gashi: Kush ia jep votën PDK-së, i çmendur dhe i poshtër           

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Lagjia "Peja Hill"

Pas publikimit të lajmit se babai i ministrit Besim Beqaj po ndërton një lagje me 57 shtëpi luksoze në Bellopojë të Pejës, ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

Babai i ministrit Beqaj, si pronar i kompanisë “Peja Hill” po ndërton një lagje super luksoze, mirëpo kjo nuk u ka pëlqyer shumë, kundërshtarëve partiak të ministrit.

Ata po e akuzojnë për keqpërdorim të parasë publike ministrin Beqaj, pasi ndërtimi i një lagjeje të tillë, kushton miliona euro.

Opinionisti, Lirim Gashi ka reaguar ashpër pas publikimit të këtij lajmi.

Ai thotë se, jeton për ditën kur njerëzve si Besim Beqaj do të ju konfiskohet pasuria e fituar sipas tij me plaçkë.

Gashi thotë se, Kosovës i duhet një pushtet i fortë që nuk ka mëshirë ndaj hajnave, kriminelëve, ekstremistëve fetar dhe vrasësve.

“Dhjetëfish më shumë e urrej një hajn që vjedh me paramendim, se sa një vrasës në afekt. Jetoj për ditën kur njerëzve si Besim Beqaj do t'ju konfiskohet pasuria e fituar me plaçkë. Kosovës i duhet në pushtet një dorë e fortë si e Enver Hoxhës së paku për dhjetë vite, që s'ka mëshirë ndaj hajnave, kriminelëve, ekstremistëve fetar dhe vrasësve. Kosova dhe Shqipëria duhet të pastrohen kimikisht nga fëlliqësirat dhe pasardhësit e tyre, përndryshe do të zhdukemi si popull. Ai që ia jep votën PDK-së ose është i çmendur, ose i poshtër, ka thënë Gashi transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat