Gecaj tregon si do ta shpërblejë Qeveria PSD-në pas votimit të buxhetit

Aktuale

Gecaj tregon si do ta shpërblejë Qeveria PSD-në pas votimit të buxhetit

Nga: A.ZH Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:47
Kadri Veseli dhe Shpend Ahmeti

Anëtari I Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka thënë se pas votimit të buxhetit dhe Ligjit për dialogun, ka ardhur koha që koalicioni qeverisës të shpërblejë Partinë Socialdemokrate të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se trofeu real për PSD-në, do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Komunën e Prishtinës, që sipas tij, do të publikohet në favor të Shpend Ahmetit, përcjell Bota sot.

“Avash avash, me rëndësi që Qeveria e “vendimeve të mëdha” të vazhdojë, ndërsa Kosova të del ku të del!”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i plotë i tij:

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Tani, pasi që buxheti e ligji për dialogun kaluan, i vjen radha e shpërblimeve apo trofeut real (për PSD-në), përkatësisht Prishtina!

Pas më shumë se 10 muajsh pritjeje, tash shpejt, sipas marrëveshjes tanimë të përfolur nëpër medie, Gjykata Kushtetuese pritet të publikonte vendimin në favor të Shpendit. 

E pastaj, mos e akuzoini BE-në e mos u befasoni fare për raport progresi negativ, mos-liberalizim vizash, ikje të rinisë, ose edhe nëse kjo çështje ndodhë të diskutohet në Parlamentin Evropian.

Avash avash, me rëndësi që Qeveria e “vendimeve të mëdha” të vazhdojë, ndërsa Kosova të del ku të del!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat