Pacolli: Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të ShBA-së në secilin angazhim ndërkombëtar

Aktuale

Pacolli: Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të ShBA-së në secilin angazhim ndërkombëtar

Nga: Z.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është nisur drejtë ShBA-së, përcjell Bota Sot.

Ai në ShBA është shkuar me ftesë të sekretarit të shtetit, Mike Pompeo ku do të merr pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.

Pacolli ka shkruar se Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.

Po ashtu, Pacolli do të jetë i pranishëm edhe në lutjen e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë.

Postimi i plotë:

Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.

Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Ëashington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.

Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat