Kusari-Lila e kritikon Kuvendin për miratimin e Ligjit të Pagave

Aktuale

Kusari-Lila e kritikon Kuvendin për miratimin e Ligjit të Pagave

Nga: Z.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një postim në “Facebook, ka kritikuar vendimet e Kuvendit për miratimin e Ligjit të Pagave, dhe gjithashtu Ligjit për dialogun, përcjell  Bota Sot.

Ajo përmes këtij shkrimi  ka kërkuar ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me ligjin e pagave e deri tek zyrtarizmi i delegacionit shtetëror për dialogun.

Kusari-Lila i ka uruar edhe nxënësit për rifillimin e procesit mësimor.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë ?��

Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës.

Fund e krye u malltretuan dhe pësuan si rezultat i secilit vendim të gabuar që u morr në këtë vend në të cilin e pësuan më të vegjlit.

Njëkohësisht, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me ligjin e pagave e deri tek zyrtarizimi i delegacionit shtetëror për dialogun, i cili nuk bëri asgjë më shumë përveq se forcoi poziten e Thaçit në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat