Komunat e Kosovës nuk i përmbushin “premtimet” elektorale

Aktuale

Komunat e Kosovës nuk i përmbushin “premtimet” elektorale

Nga: Z.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Foto ilustruese

Në raportin e Organizatës Demokracia Plus thuhet se në bazë të të gjeturave dhe vlerësimit dhe respektimin e zotimeve nga kandidatët për kryetar të komunave do t’iu përmbahen parimeve bazë për qeverisje të mire, përcjell Bota Sot.

Në këtë  raporti për përmbushjen e   zotimeve kryeson Komuna e Prishtinës e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Sa i përket nivelit më të ulët të përmbushjes së zotimeve është Komuna e Gjilanit, thuhet në këtë raport.

Ndërsa sipas raportit të Demokraci Plus, asnjë nga komunat nuk kanë përmbushur zotimet elektorale.

Kështu thotë autorja e këtij raporti, Roberta Osmani.

“Zotimi i pesë shumica e komunave nuk e kanë përmbushur dhe publikuar këtë raport”, tha Osmani.

Ndërsa, Jemir Bakija nga Demokraci Plus, bëri të ditur se zotimet janë marrë nga kandidatët e shtatë komunave në Kosovë.

“Kemi biseduar me kandidatët që kanë qenë për kryetar të komunave dhe këto zotime janë marrë vetëm nga kandidatët e shtatë komunave”, tha Bakija.

Raporti bën të ditur se gjashtë zotimet kryesore të kryetarëve të komunave për qeverisje më të mirë komunale ishin: Vendimet e kryetarit, rregulloret komunale, planet urbanistike; Raportet e shpenzimeve dhe rezultatet e Konkurseve; Konsultime publike në lagje dhe fshatra; Planet e prokurimit, kontratat dhe konsultim për planet.

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se kjo komunë mbetet në shërbim të qytetarëve sidomos kur ankesat dhe kërkesat e tyre adresohen përmes platformës online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat