Daçiq thotë se Pacolli e ka kërcënuar me vrasje në Bukuresht, vjen reagimi i MPJ'së

Aktuale

Daçiq thotë se Pacolli e ka kërcënuar me vrasje në Bukuresht, vjen reagimi i MPJ'së

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:33
Foto

Në këtë ministri i kanë kujtuar Dacicit, vrasjet e politikanëve në Serbi, duke thënë se e kaluara e vendit të tij është përplot krime ndaj të tjerëve, si dhe vrasje e vetëvrasje në mesin e tyre. 

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli i ka sugjeruar Daciqit që të qetësojë turmat radikale, nëse mund t’I mbajë ende nën kontroll. Derisa i ka kujtuar se i njejti ishte bashkëpuntor i Millosheviqit.

‘’Janë serbët e përfaqësuar nga mentaliteti i Ivica Daçiq, ata që vranë Kryeministrin e tyre, Zoran Gjingjiq, kjo veçmas për faktin se në mungesë guximi për t’u përballur me të vërtetën historike, pavarësinë e Republikës së Kosovës, politikanët qyqarë sikurse Daçiq, nuk mund të shohin dalje nga situata, veçse përmes vrasjeve. Mos harroni, që janë pak media hulumtuese në Serbi, ato që tashmë kanë drejtuar gishtin te Beogradi zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Çfarë t’i thuhet kësaj figure të veshur me petkun diplomatik, përpos se e kaluara e vendit të tij, është përplot krime ndaj të tjerëve, si dhe vrasje e vetëvrasje në mesin e tyre. Daçiq le t’i qetësojë turnat radikale në Serbi, nëse mund t’i mbajë ende nën kontroll, sepse duke mos pasur se kë të sulmojnë, ato lehtë mund të kthehen edhe kundër politikanëve qyqarë e gënjeshtarë.  Daçiqit si bashkëpunëtor i Millosheviqit, me siguri i kujtohet edhe vrasja e Ivan Stamboliq’’, ka thënë Haxholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat