Katër shtete kundër debatit mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Aktuale

Katër shtete kundër debatit mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Nga: F.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:21
OKB

Ende nuk dihet nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të debatoj dhe mbajë seancë për Kosovën me 7 shkurt, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

ShBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia ishin të ashpra në kundërshtimin e vendosjes në rend të ditës të raportit të rregullt tre mujor të sekretarit gjeneral të OKB-së për Kosovë ka thënë ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiq.

Sipas tij për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk është miratuar rendi i ditës, që zakonisht në secilin muaj propozohet nga kryesuesi, që vlerësohet si jo serioze për organizatat siç është OKB.

Mbledhja në të cilën është dashur të debatohet për raportin e rregullt për Kosovën është caktuar me 7 shkurt, por ende nuk është e qartë nëse në te do të bëhet fjalë për Kosovën sepse ka gjasa që atë ditë të miratohet rendi i ditës. 

"Vështirë se mund të mbledhim 9 vota që kjo çështje të vendoset në rend të ditës sepse aty nuk ka veto. Por nuk mund të bëhen as 9 vota që mos të futet në rend dite", ka thënë Daçiq. 

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare në marrëveshje, pasi në momentin kur është bllokuar dialogu nëse ndokush thotë nuk ka nevojë të debatohet për Kosovën. Mund të pritet që Kosova kurrë më mos të jetë në rend dite. 

"Nesër duhet të shkoj në Uashington në konferencë, prej atje në Nju Jork sepse mbledhja është caktuar për 7 shkurt. Nuk dihet ende nëse do të jetë, mund të ndodh të nis mbledhja dhe aty të miratohet rendi i ditës, apo të jemi aty e mos të miratohet fare rendi i ditës, gjë që është jo serioze për një organizatë që pretendon se udhëheq botën” ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat