Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

Aktuale

Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

Nga: G.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Isa Mustafa, Sylejman Selimi dhe Anton Quni

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur sot për vizitë në shtëpinë e tij, gjeneralin Sylejman Selimi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se vizita e tij ka qenë nder për të dhe familjen që ai i ka vizituar.

Mustafa ka thënë se i ka shprehur gëzimin për lirimin e tij .

Postimi i tij i plotë:

Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat