Daçiqi thotë se duhet të arrihet marrëveshja me Kosovën në kohën e Trump

Aktuale

Daçiqi thotë se duhet të arrihet marrëveshja me Kosovën në kohën e Trump

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:55
Ivica Daçiq

Dialogu Beograd–Prishtinë duhet sa më shpejt të gjej zgjidhje të përhershme, sepse politika sjell ndryshime në raportet ndërkombëtare ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

"Duhet të përshpejtohet dialogu, të arrihet zgjidhja e përhershme, të mos humbet koha, për interesat serbe është mirë që ky proces sa më parë të përfundojë sepse raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë", tha ai pas takimit me kryeministrin e Domenikës, Ruzvelt Skerito.

Administrata e presidentit të ShBA-ve, Tramp është administrate e parë amerikane që ka hapur dyert që të arrihet te kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Disa më herët edhe disa të ardhme do të kenë qëndrimin se kompromis është njohja e pavarësisë së Kosovës", tha ai.

Edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini mbështet kërkimin e kompromisit dhe pas saj “mund të vij dikush që nuk do mbështes këtë".

Daçiq mendon se marrëveshja duhet të arrihet gjatë këtij apo viti që vjen, pasi nëse kjo nuk arrihet në këtë periudhë shumë vështirë është pastaj.

Ai theksoi se Serbisë i duhet konsensus rreth Kosovës, siç e kanë shqiptarët dhe shtoi se është i pakënaqur që opozita paralajmëron se aktiviteti kryesor i saj do të jetë politika e jashtme.

"Kjo nënkupton se ata në Bruksel do thonë se Serbia ka diktaturë, se në Serbi nuk ka drejta të njeriut, se ajo është faktor i jo stabilitetit dhe shkaktare e konflikteve me fqinj. Kjo është njëjtë ajo që flasin armiqtë tanë", ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat