Kollçaku:Mesazhi që duam ta përçojmë nga këtu është se kanceri nuk do të thotë vdekje

Aktuale

Kollçaku:Mesazhi që duam ta përçojmë nga këtu është se kanceri nuk do të thotë vdekje

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:17
Fatmire Kollçaku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në një konferenë pë medie, tha se nga pas lufta kanceri është një vrasës i heshtur.

“Për këto 20 vitet e fundit pas luftës vrasësi më i madh i heshtur është kanceri. Mesazhi që duam ta përçojmë nga këtu është se kanceri nuk do të thotë vdekje. 30% të rasteve nga kjo sëmundje vdesin. Në Kosovë vdekshmëria shkon edhe në 70%. Ky problem e dimë që tashmë mund ta prekë secilin nga ne. Ne si shoqëri duhet ta vejmë theksin te parandalimi, tek diagnostifikimi i hershëm. Do blihet një aparaturë e nevojshme për radio terapi”, tha Kollçaku.

“Ne si deputet të LVV këtë vit do jemi të angazhuar në të gjitha fushat që të ndihmojmë pacientët e prekur nga kanceri. Në vitin e kaluar janë evidentuar 1500 raste të reja me kancer”, shtoi Kollçaku.

Sipas saj, qytetarët e kanë të vështirë ta përballojnë shumën e kësaj sëmundje.

“Ajo çka është e nevojshme në revidimin e listës esenciale është të përfshihen propozimet e onkologëve. Kjo sëmundje është shumë e kushtueshme dhe për secilin familjar mund të jetë një barrë shumë e madhe. Ajo çka duhet të bëjmë është ta përkrahim onkologjinë dhe propozimin e tyre për përfshirjen e listës esenciale të barnave. Nuk ka shumë kapacitete të mjaftueshme dhe duhet edhe një repart i ri i radiokimisë”, tha Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat