Ahmeti: Vendimet sovrane të Kosovës, mund t’ia prishin planet Vuçiqit

Aktuale

Ahmeti: Vendimet sovrane të Kosovës, mund t’ia prishin planet Vuçiqit

Nga: Z.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Shpend Ahmeti

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,Shpend Ahmeti, bashkë-kryesuesi i ekipit negociator, ka shkruar  për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, përcjell Bota Sot.

Ahmeti ka shkruar se Presidenti i Serbisë e paska shtuar një kusht të ri për pjesëmarrje në dialog – atëherë kur Kosova pushon së provokuari siç e paska kuptuar Vuçiqi miratimin në Kuvend të Statusit të ndërmarrjes “Trepça”!

Gjithashtu Ahmeti ka shtuar se vendimet sovrane të Kosovës, mund t’ia prishin planet Vuçiqit.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë e paska shtuar një kusht të ri për pjesëmarrje në dialog – atëherë kur Kosova pushon së provokuari siç e paska kuptuar Vuçiqi miratimin në Kuvend të Statusit të ndërmarrjes “Trepça”!

Një gjë Vuçiqi dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë : Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, që i merr vendimet në mënyrë demokratike e sipas procedurave institucionale. Vuçiqi mund të mendojë çfarë të dojë për Kosovën, por mendimet e tij nuk kanë kurrfarë peshe juridike. Rrjedhimisht është duke humbur kohë. Vendimet e tilla edhe mund t’i prishin plan atij. Por prapë kjo nuk është dhe nuk mund të jetë brengë e Kosovës.

“Për këtë jemi duke i bërë gati të gjitha dokumentet e nevojshme (Delegacionin, Ligjin, Platformën). Është vendim i Serbisë se si do të përgatitet për këtë dialog. Është po ashtu vendim i Serbisë nëse do të bëhet pjesë e dialogut. Por nuk mundet në asnjë mënyrë ta përdorë dialogun për ta mohuar Republikën e Kosovës, sovranitetin institucional të vendit. Në këtë dialog shkojmë për ta përmbyllur çështjen e hapur që e kemi me Serbinë e që është mosnjohja e mospranimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kjo e definon karakterin e dialogut. Tjetër synim nga ky dialog nuk kemi. Dhe tjetër synim të këtij dialogu nuk pranojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat