Kosova kërkon që patentë-shoferët të njihen edhe në Gjermani, Francë, Zvicër - Bota Sot
Kosova kërkon që patentë-shoferët të njihen edhe në Gjermani, Francë, Zvicër

Aktuale

Kosova kërkon që patentë-shoferët të njihen edhe në Gjermani, Francë, Zvicër

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Në kuadër të përpjekjeve për shtrirje më të madhe të njohjeve të patentë shoferëve, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka dërguar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesat për marrje të rekomandimit për miratimin në parim nga Qeveria të nismave për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për Njohjen Reciproke të Patentë Shoferëve.

Me këtë rast kërkohet që ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverive të Republikës Federale Gjermane, Konfederatës Helvetike, Republikës Franceze dhe Republikës së Malit të Zi, të fillojnë nisma për njohje reciproke të Patentë Shoferëve, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka lansuar patentë shoferin me dizajn të ri, të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit për siguri të dokumenteve dhe janë në harmoni me direktivat e BE-së.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përpjekjeve të saja për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, deri në tani ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për njohje Reciproke të Patentë Shoferë të Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...