Ish luftetarët marshuan 21 km nëpër gjurmët e luftës për të nderuar UÇK-në dhe heronjtë

Aktuale

Ish luftetarët marshuan 21 km nëpër gjurmët e luftës për të nderuar UÇK-në dhe heronjtë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Ish luftetarët e UÇK-së

Një ekip i ish luftetarëve të UÇK-së së Brigadës 121 “Ismet Jashari Kumanova” marshuan shtigjeve të lirisë për të nderuar dhe respektuar të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit.

Në një prononcim njëri nga marshuesit Hazir Murati, i cili është edhe zv. Rreshter major në FSK, ka treguar që ky marsh i këtij lloji është organizuar për herë të parë në Kosovë, dhe se është organizuar për të nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan në forma të ndryshme për lirinë që sot gëzojmë dhe të të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë.

“Pasi që gjendemi në prag të 11-të vjetorit të Pavarësisë së Republikes të Kosovës, më 03.02.2019 me një pjesë të G-A-B, kemi marshuar shtigjeve të Lirisë për t’i nderuar dhe kujtuar të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit që ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Fal gjakut të tyre, ne sot gëzojm Lirinë.

Tutje Haziri ka treguar se marshi është përbërë prej 21 km, si dhe momentin e fillimit dhe të mbarimit të marshit në fjalë.

“Shtegu i marshimit është përbërë prej 21 km.

Image
Image

Starti: Shtabi i UÇK-së Krojmir-Shalë-Kleçkë-Javor-Karaçic dhe finishi Krojmir. Të gjithë pjesmarrësit ishin në formë të mirë dhe kaluan shtegun pa ndonjë problem”-ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat