Kush do ta zë vendin e shefit të kabinetit të Haradinajt pas dekretimit të tij si ambasador? Flasin nga Qeveria

Aktuale

Kush do ta zë vendin e shefit të kabinetit të Haradinajt pas dekretimit të tij si ambasador? Flasin nga Qeveria

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:49
Kabineti i Haradinajt

janë bërë tri ditë prej se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekretuar shefin e kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifin si ambasador të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Avni Arifi do të vazhdojë të mbetet shef i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Madje, ai për disa javë do ta mbajë edhe pozitën e përfaqësuesit të kabinetit të kryeministrit në Ekipin Negociator në dialogun me Serbinë.

Të paktën, kështu kanë thënë nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësja për Informim në kabinetin e kryeministrit, Donjeta Gashi tha se Arifi pozitën e tij do ta mbajë edhe për disa javë.

Sipas saj, për këshilltarin e Haradinajt, Qeveria akoma nuk ka një vendim.

“Nuk ka ende vendim. Z. Arifi do të jetë edhe disa javë në funksion të tij. Në ndërkohë ju lajmërojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm” tha Gashi.

Ndryshe, media ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga, tashmë ambasadori Arifi, për të parë se kur do të fillojë me punën e re, mirëpo qasja me të ka qenë e pa mundur.

Ndryshe, Arifi u emërua në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendim ky i marrë më herët nga Ministria e Punëve të Jashtme, që e drejton Behgjet Pacolli.

Së bashku me Arifin ishin edhe 7 ambasadorë tjerë në pritje për t’u dekretuar.

Ky mos dekretim ka kohë që po kritikohet edhe nga opozita e cila po e cilëson si dështim të politikës së jashtme.

Deri më tani dekretimi i ambasadorëve nuk është bërë edhe në Britani të Madhe, Australi, Suedi dhe në disa tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat