“Kosova është çështja më e rëndë, Serbia është e gatshme të zgjidh”

Aktuale

“Kosova është çështja më e rëndë, Serbia është e gatshme të zgjidh”

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Nebojsha Stefanoviq

Ministri serbe i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Kosova është çështja më e rëndë të cilën Serbia sot e ka para vetës.

Ai ka shtuar se Serbia është e gatshme që “ta zgjidh” në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar MPB-ja serbe.

Stefanoviq këtë e ka thënë në ceremoninë e shënimit të 215 vjetorit të princave në Brankovinë dhe ka shtuar se sot bëhet betejë për Serbinë stabile, të sigurtë dhe të fuqishme, transmeton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se fuqitë e mëdha në Serbinë shohin partner stabil, por se “jemi dëshimtar të kërcënimeve, nënçmimeve dhe presioneve ndaj Serbisë”, dhe sipas tij, ato janë të veçanta ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Është e pamundur të bisedohet derisa në Jarinë dhe Bërnjak ndalohet qumështi dhe pelenat për fëmijët tonë në Kosovë”, ka thënë Stefanoviq dhe ka shtuar se me vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe tregohet shembulli se si po bëhet presion ndaj serbëve. /Ballkani.info/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat