Daut Haradinaj: Kadri Veseli nuk ka partner më serioz se Ramush Haradinaj

Aktuale

Daut Haradinaj: Kadri Veseli nuk ka partner më serioz se Ramush Haradinaj

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka partner më të besueshëm se kryeministri Ramush Haradinaj.

“Gjithçka mundet të ndodhë në Qeveri. Nuk e shoh shqetësuese konfigurimin e Qeverisë, por i shoh shqetësuese vendimet që janë marrë, apo ato që do merren në të ardhmen për Kosovën”.

“Sot je në Qeveri, nesër s’je, por Trepça e ka statusin e vet, ushtria është këtu, kjo taksë do të mbahet mend që i kemi treguar edhe Serbisë që jemi shtet. Kemi filluar që të dëshmojmë se jemi shtet funksional”, ka thënë Haradinaj, në Info Magazine.

“Edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e di që partner më serioz dhe më të fuqishëm se kryeministri aktual nuk ka. Nuk besoj që ka dallim të mendimeve mes tyre, pasi që ka pasur presion”, tha ai.

“Veseli është që ta pezullojë taksën për t’i dhënë Serbisë kohë, por ajo tashmë ka filluar edhe me një kërkesë për shfuqizimin e Ligjit për Trepçën dhe kjo mund të vazhdojë me kërkesa tjera. Ndërsa ne i kemi edhe 1,000 kushte që mund t’ia vëmë në tavolinë Serbisë, duke filluar nga të zhdukurit, dëmet e luftës, shkatërrimet, resurset, gjithçka që Serbia i ka plaçkitur Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai ka kërkuar edhe njëherë përkrahje nga ndërkombëtarët për vendimet që i merr Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat