PDK-ja kërkon pezullimin dhe jo largimin e taksës, thotë Ismaili

Aktuale

PDK-ja kërkon pezullimin dhe jo largimin e taksës, thotë Ismaili

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar për planin e PDK-së rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë si dhe kërkesën e SHBA-ve për pezullimin e saj.

“Si plan është paraqitur në kohët e fundit të janarit, në atë kohë është planifikuar që të trajtojë edhe temën e taksës por edhe temat e ardhshme që do të Kosova me Serbinë . Dokumenti i SHBA-së nuk tha se duhet të hiqet taksa”.

“Kishte deputetë që kanë thënë se PDK-ja ka kërkuar që të hiqet taksa, por mendoj duhet bërë një dallim pasi që ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që të hiqet taksa. Ne kemi qenë monumental në vendosjen e taksës, prandaj si të tillë ne mendojmë se ajo duhet të qëndrojë.”

“SHBA ka mendim shumë të qartë për taksën,ndoshta për një kohë të gjatë nuk ka pasur vendim më të qartë, sa i përket një çështje”.
Ismaili në Zona B të Klan Kosovës tha se pasi bashkë me Shtetet e Bashkuara Kosova ka qenë edhe në ditët më të vështira, atëherë duhet besuar atyre.

“SHBA na thotë bëni një hap strategjik dhe nuk kërkon nga ne që ta heqim taksën e konsideron atë si vendim të shtetit të Kosovës. Mirëpo po thotë se pezulloni për 120 ditë që të na jepni munëdësi edhe neve që bashkarëisht me juve të krijojmë një avantazh në dialog me Serbinë. Pra edhe ne duhet të reflektojmë këtu sepse nuk e lë Kosovën keq, por vetëm se e forcon pozitën e Kosovës”.

“Ne kemi një varg kërkesash që nga dialogu, njohja e dokumentëve tona , si dhe një varg kërkesash legjitime. Por ajo që e bën interesante dokumentin është se ne kemi vendosur edhe parimin e reciprocitetit. Nëse brenda 120 ditëve nuk pranohen kushtet që i kemi paraqitur”.

“Qëndrimi i PDK-së është që pasi ka një garanci nga SHBA, ne mund ta pezullojmë asnjëherë ta largojmë, por edhe kemi vendos masa shtesë nëse nuk shohim një fitore të Kosovës, progres në dialog apo reflektim të Serbisë atëherë ne do të vendosim masat e reciprocitetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat