Kurti tregon se a do të bëhet kryeministër i Kosovës pas Ramush Haradinajt

Aktuale

Kurti tregon se a do të bëhet kryeministër i Kosovës pas Ramush Haradinajt

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:14
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur shkurt pyetjes së gazetarit, Adi Krasta të “News 24” se “a do të jeni kryeministër i Kosovës pas Ramush Haradinaj”.

Kurti tha se do të jetë kryeministër i Kosovës dhe për të, është pikërisht kjo arsyeja se pse akoma nuk ka zgjedhje në vend.“Po (do të bëhem kryeministër) dhe zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë këtë vit. Kam qenë i nominuar nga Këshilli i VV-së. Besoj që arsyeja që nuk ka zgjedhje është se dihet fituesi. Lëvizja Vetëvendosje” tha Kurti.

I pari i VV-së gjithashtu ka komentuar edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Nuk kam dyshim që do të vazhdojë (mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës) por nuk guxojmë që çdo imtësi të politikave tona t’ia lëmë presidentit të SHBA-së pasi ai është i interesuar që shtetet e tjera të jenë përgjegjëse për veprat e tyre” u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat