Xhabir Hamiti i bënë thirrje BIK-ut: Kthenja njeriut paratë!

Aktuale

Xhabir Hamiti i bënë thirrje BIK-ut: Kthenja njeriut paratë!

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:32
Sabri Beqiri

Teologu Xhabir Hamiti ka reaguar lidhur me raportimin e RTK-së për rastin e Sabri Beqirit nga Akrashtica, i cili sipas kronikës së mediumit publik, është dashjur ti paguajë 417 euro BIK’ut dega në Vushtrri për ta varrosur nënën e tij.

Hamiti, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka kërkuar nga BIK-u që Sabri Beqirit t’ia kthejnë paratë, njëherësh edhe t’i kërkojnë falje.

“Kthenja njeriut paratë! Nese ketij burri, zyrtaret e Keshillit te Bashkesise Islame ne Vushterri ia kane marr 417 Euro si kusht per ta varrosur nenen e tij, duke e ditur se ai eshte ne gjendje te rende sociale, e kane bere gjestin me te ulet te mundshem njerezor. Ajo çfare duhet te bejne zoterite e ketij Keshilli, eshte qe menjehere t’ia kthejne parat ketij burri dhe ti kerkojne falje. Nese ngjarja eshte krejte keshtu sic edhe u tha ne lajmet e RTK-se, kjo eshte marri dhe ne te njejten kohe idiotizem!”, ka shkruar teologut Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat